Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, duke folur për atë se cilat janë përparësitë e marrëveshjes evropiane qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, nëse ajo pranohet nga dy palët, tha se populli do ta ndiejë menjëherë sepse, marrëveshja para së gjithash do të relaksojë shumë atmosferën jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por edhe në gjithë rajonin”.
“Ballkani do të heqë barrierat dhe pengesat e shumta, pengesat administrative që ekzistojnë aktualisht dhe do të lehtësojë shumë udhëtimin, punën, biznesin dhe sigurisht do të relaksojë atmosferën në skenën ndërkombëtare në organizatat ndërkombëtare sepse do të ketë rregulla të qarta angazhimi dhe kjo do të jetë gjithashtu një ndihmë e madhe për të dy të tjerët. Sepse tani për tani edhe Serbia edhe Kosova po shpenzojnë një sasi të madhe të kohës dhe energjisë së tyre për të eliminuar mangësitë në marrëdhëniet, mungesën e normalizimit. Mendoj se ka shumë më shumë fitues sepse do të përfitojë shumë edhe rajoni”, tha Lajçak për Pavlovic Today.
I pyetur se çfarë do të ndodhë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, Lajçak tha se qëndrimet e dy liderëve, Kurti dhe Vuçiq, për këtë çështje nuk përputhen.
“Pra, ne po mundohemi, si të thuash, të përmbyllim propozimin tonë, i cili besoj se realisht jep maksimumin që mund të arrihet në këtë moment. Në të njëjtën kohë , ky nuk është një dokument përfundimtar dhe ne në to themi edhe në dokument se do të vazhdojmë të arrijmë një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Lajçak.