Lajçak shkruan për takimin me Osmanin: Folëm për veriun, kemi nevojë për një zgjidhje politike

Lajçak shkruan për takimin me Osmanin: Folëm për veriun, kemi nevojë për një zgjidhje politike

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar në Tëitter rreth takimit që ai dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar patën me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Lajçak ka bërë të ditur se temë e diskutimit ishte situata e krijuar në veri të vendit.

“Potencuam nevojën për të gjetur një zgjidhje politike që lejon deeskalimin e menjëhershëm dhe rikthimin në normalizim.”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, pas këtij takimi dhe tjetrit me liderët e partive opozitare, fjalë të ashpra pati emisari Escobar.

“Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës. Por kjo s’do të thotë që do të qëndrojmë krah një individi që nuk e ndan atë instinkt për të bashkëpunuar e për t’u bashkërenduar.” – deklaroi ai në një bisedë me gazetarët.

Escobar u shpreh se si ShBA-ja ashtu edhe BE-ja ishin krejtësisht konfuzë se pse kishte mungesë koordinimi nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

“Më duhet ta them që jemi në konfuzion total– edhe pse të bashkuar me BE-në – se pse kjo gjë po ndodh. Pse ka mungesë koordinimi dhe fleksibiliteti?”,  tha Escobar

Related Articles