Lajçak takohet me Vuçiqin, flasin për takimin e radhës në Bruksel dhe uljen e tensioneve

Lajçak takohet me Vuçiqin, flasin për takimin e radhës në Bruksel dhe uljen e tensioneve

Ndërmjetësesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ka takuar sot presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Me të, Lajçak thotë se diskutoi mbi takimin e ardhshëm të nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, me synim uljen e tensioneve, por dhe të tjera.

”Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”.

Related Articles