Lajçaku ligjëron në Itali për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçaku ligjëron në Itali për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar në X të enjten se ka ligjëruar për këtë çështje në Firencë të Italisë.

Mandati i Lajçakut si emisar përfundoi sivjet pas gati pesë vjetësh në krye të dialogut. Vetë Lajçaku në përshëndetje nga detyra e pati theksuar Marrëveshjen e Ohrit, si një prej të arriturave gjatë udhëheqjes së tij. Megjithatë, kjo marrëveshje ende s’ka gjetur zbatim.

Lajçaku pati udhëhequr dialogun prej prillit të 2020-s me mandat fillimisht njëvjeçar, por që u vazhdua disa herë.

Në vendin e tij tani emisar është danezi Peter Sorensen.

Related Articles