Lajm historik për Teatrin e Gjilanit – Shfaqja “a.y.l.a.n” fiton çmimin kryesor të jurisë në festivalin e Polonisë

Lajm historik për Teatrin e Gjilanit – Shfaqja “a.y.l.a.n” fiton çmimin kryesor të jurisë në festivalin e Polonisë

Shfaqja “a.y.l.a.n” ka fituar çmimin kryesor të jurisë, në festivalin internacional të teatrove në Zsczecin të Polinisë, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka bërë të ditur aktori, Anvni Shkodra përmes një postimi në Facebook.

“Nga reagimet në sallë, e kemi ndje se shfaqja ishte tronditëse për audiencën”, ka shkruar Shkodra.

Çmimi i madh i jurisë në shumën prej 10,000 PLN për veprën “a.yl.a.n.” realizuar nga Teatri i Qytetit – Gjilan, i është dhënë për performancën të dramës në temën jashtëzakonisht të vështirë të luftës mes së mirës dhe së keqes, duke u përballur me absurditetin e përditshmërisë dhe interesat e cekëta njerëzore, me faktin e zhveshur brutal të një vdekjeje të pakuptimtë e të pafajshme./Gazeta Enigma/

Related Articles