Gazetari dhe personaliteti televiziv britanik, Piers Morgan ka bërë të ditur se presidenti rus, Vladimir Putin ka marr vendim për ta sulmuar Ukrainën.
Morgan, përmes një statusi në Twitter ka njoftur për këtë.
“Presidenti Biden thotë se lideri rus Vladimir Putin ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën. Moment i madh”, ka shkruan ai.
BREAKING: President Biden says Russian leader Vladimir Putin has made the decision to attack Ukraine. Huge moment.— Piers Morgan (@piersmorgan) February 18, 2022
Ndërsa, presidenti i SHBA-ve, ka rikujtuar se Rusia ende ka mundësi të zgjedhë diplomacinë
“E them përsëri: Rusia ende mund të zgjedhë diplomacinë.Nuk është vonë për t’u de-eskaluar dhe rikthyer në tavolinën e bisedimeve”, shkruan Biden në Facebook.
Kurse, të premtën në mbrëmje, janë shpërndarë disa video ku shihet një shpërthim i madh që raportohet të ketë ndodhur në Luhansk të Ukrainës, qendër që udhëhiqet nga separatistët.