Blendi Idrizi është rikthyer për të luajtur, pas lëndimit dy muajsh që e mbajti jashtë fushës.
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës u lëndua me 13 gusht në ndeshjen Schalke – Aue dhe që nga ajo kohë ishte jashtë fushave, duke munguar edhe për ndeshjet e Kosovës në muajin shtator dhe tetor.
23 vjeçari u rikthye javën e kaluar në sfidën SChalke – Dynamo Dresden, por qëndroi vetëm në bankë.
Ai sot ka luajtur në kuadër të Kupës së Gjermanisë, ku Schalke 04 pësoi humbje në udhëtim te Munich 1860 me rezultat minimal 1-0.
Idrizi u paraqit për 13 minuta me fanellën bardhekaltër.
Gjilanasi pritet të grumbullohet nga Dardanët për dy ndeshjet e tetorit ndaj Jordanisë dhe Greqisë.