Arabia Saudite i ka hequr kufizimet që i kishte vendosur gjatë pandemisë së COVID-19 për pelegrinazhin e Haxhit.
Ministri për Haxhin, Tawfiq al-Rabiah, ka njoftuar se numri i pjesëmarrësve do të kthehet në shifrat e parapandemisë me kufizime, përfshirë kufizimet e moshës.
Para shpërthimit të koronavirusit rreth 2.5 milionë myslimanë nga e gjithë bota zakonisht mblidheshin çdo vit për Haxhin, në qytetin e shenjtë të Mekës.
Në vitin 2020, vetëm disa mijëra banorë në mbretëri e kryen haxhin sipas masave të rrepta të aplikuara për COVID-19.
Ndërkaq në vitin 2021 morën pjesë rreth 60 mijë banorë.
Derisa në vitin 2022, rreth 1 milion vetë morën pjesë në Haxh pasi ai u hap sërish për myslimanët jashtë Arabisë Saudite.
Por, për shkak të pandemisë u vendos një kufizim i moshës deri në 65 vjeç, shkruan Reuters.
Haxhi, një nga pesë shtyllat e Islamit, është një detyrë e detyrueshme për të gjithë myslimanët një herë në jetë, nëse ata kanë burime të mjaftueshme financiare dhe janë fizikisht të aftë për të ndërmarrë udhëtimin.
Ai zhvillohet çdo vit nga dita e tetë deri në ditën e 12-të të Dhul-Hixhes, muaji i fundit i kalendarit hënor islamik