Alpinistja Uta Ibrahimi përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar nga Nepali, gjëgjësisht maja “Dhaulagiri”, ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e babait të saj në Gjilan.
Lajmi për vdekjen e babait e gjen në Nepal alpinisten nga Gjilani, Uta Ibrahimin. Ajo në rrjete sociale ka vënë në spiakamë ndjesitë mallëngjyese që i ka shkatuar lajmi per vdekjen e babait te saj, te cilin e ka cilesuar tragjik e mallengjyes.
Postimi i Uta Ibrahimit nga ekspedita në Dhaulagiri 8167m / Maja e Shtatë ma e nalta në tokë .
Sot u qova në mëngjes, sa i qela syt, sendin e parë që e bana e kqyra këtë foto, që e maj me vete në secilën ekspeditë e secilën maje …
Fort u përmallova e mu mushen syt me lot… e natën, e pash andërr derën e shpisë në Gjilan, ku kemi lind e jemi rrit krejt bashk … dera ke e that …
Sikur ma paska ni zemra që sot baba jem, idoli i jetës tem, njeri ma i dashtun, na paska lan … edhe na paska lan përgjithmonë .. e unë, qika e tij, që gjithmonë m’ka majt me veti, me sytë e njejtë, prap jom larg, tepër larg … e shpirti po më dhem qysh nuk e pash e qysh sja qafa barkun edhe nji herë …
Kurr nuk e paskna dijt sa e rond qekjo dhimbja, e aq ma shumë pa mundësia me kon qaty, me pa edhe nji herë e me ja dhan lamtumirën .. e mi nejt nga nonës që asht heronina jem, e që kurr nuk u lodh tu u kujdes për krejt neve .. e besa edhe tash tu na ngushëllu ..
Sot zemra edhe shpirti mu ka nda gjys .. e spo kom forcë as edhe frymë me marr mo ..
Bibi jem, Dodi jonë