Mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e ndryshme të Londrës që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.
Shumë prej tyre po presin deri në 24 orë për të vendosur lule e për të parë nga afër kotrezhin që po bartë funeralin e saj.
Gjatë ditës së djeshme teksa u bë dita e shtatë pas vdekjes së Mbretëreshës në Skoci, trupi i saj është bartur me një karrocë me kuaj nga shtëpia e saj në Pallatin Buckingham për në Westminster Hall, ku trupi i saj do të qëndrojë për katër ditë të plota deri në funeralin e saj të hënën.
Por, interesimi i njerëzve për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth II nuk është ndalur teksa mbi pesë milionë njerëz kanë përcjellur direkt fluturimin e aeroplanit që po barte arkivolin e saj të martën nga Skocia për në Londër.
Mes tjerash, që nga mëngjesi i ditës së diel, arkivoli i Elizabethës II ka lëvizur nëpër qytete e qyteza të ndryshme nga Kështjella Balmoral për në Edinburgut duke mbushur rrugët me mijëra njerëz.
Po ashtu mijëra njerëz janë mbledhur nëpër pallatet mbretërore që kur vdiq mbretëresha duke vendosur lule në kujtim e nderim të saj.
Ceremonia e varrimit të monarkes britanike do të zhvillohet më 19 shtator duke filluar nga ora 11:00 në Londër, teksa po e njëjta ditë është shpallur ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga Mbreti Charles III.
Me nderimet të larta veçse jo mbretërore, por edhe në kushte klimatike krejtësisht tjera u përcoll edhe ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, njofton Klankosova.tv.
Janari i vitit 2006 do të mbahet mend për dy gjëra. E para ishte vdekja e presidentit Rugova më 21 janar dhe së dyti për ftohtin e madh në atë dimër.
Media botërore zunë vend në Kosovë dhe u mahnitën me pamjet se si rreth 700 mijë qytetarë në acar e të ftohtë rreth -20 gradë, përcollën e nderuan për herë të fundit presidentin Rugova.
Më 23 janar 2006 funerali me trupin e presidentit Rugova u vendos në hollin e Kuvendit të Kosovës. Në pamjet e Associated Press, shihet se edhe pse ishte ftoft i madh, nuk i ndali njerëzit që për tri ditë me rradhë të bënin homazhe.
Rendi i njerëzve shtrihej me qindra metra duke pritur për tu futur në hollin e Parlamentit të Kosovës.
Pastaj arkivoli u bart nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës për tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Velania ku Ibrahim Rugovës i’u bënë nderimet e fundit nga mijëra njerëz dhe aty gjeti vendin e përjetëshëm.