Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter duke treguar se të hënën kanë zhvilluar një ndeshje miqësore futsall me një ekip të organizuar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.
“Shumë futboll – pa politikë! Dje me ekipin tim të Ambasadës Gjermane ne luajtëm me top kundër Zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi”, ka shkruar Rohde.
Tutje, ai këtë organizim të ndeshjes e ka quajtur si nostalgji, pasi kjo skuadër sipas tij, ka luajtur së bashku nga ditët e tyre studentore në Zagreb.
“Ishte argëtim i mirë me shumë gola të shënuar. Përsëritet së shpejti”, ka vijuar tutje.