Pak ditë më parë përmes një njoftimi në “Snapchat”, reperi Getinjo ka njoftuar përkrahësit e tij se ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale.
Lajm ky për të cilin nuk dha më shumë saqarime këngëtari nga Ferizaji.
Disa ditë më pas ai ka publikuar një fotografi tjetër në“Snapchat”, nga ku ka treguar se po bën një jetë të qetë larg rrjeteve sociale.
“Ish kon tu ma munu shpirtin, (instagrami, facebooku, tiktaku). Pasha Allahun jete e qete pa kto” – kështu ka shkruar reperi i njohur.
Ai tutje nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyet se pse ka marrë një vendim të tillë, derisa duket se Snapchatin po e përdorë si mjet komunikimi me përkrahësit e tij. /Gazeta Enigma