Numri i shtuar i ushtarëve dhe makinerive të KFOR-it tashmë janë larguar nga Ura e Ibrit që ishin vendosur sot në mëngjes.
Aty tashmë janë vetëm karabinierët italianë me katër vetura, pasi ditëve të tjera ata janë të pranishëm me dy vetura.
Poashtu, edhe njësi të Policisë së Kosovës janë duke e bërë patrullimin e zakonshëm që e bëjnë mbi këtë urë.
Përveç veturave të KFOR-it, në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë u vendosën edhe vetura të EULEX-it.
Aty kanë vazhduar edhe sot punimet, përkatësisht në pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj.
Ndryshe, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar të martën raportin e vlerësimit të Urës së Ibrit, mbi kapacitetet mbajtëse të strukturës së saj, në të cilin raport u tha se ajo është stabile, e qëndrueshme dhe funksionale.
Konkluzionet preliminare të raportit tregojnë se gjatë testimit, te struktura e urës me ngarkesë testuese është vlerësuar se struktura e urës ka reaguar si një strukturë elastike me ulje-deformime të kufizuara dhe të qëndrueshme si dhe pa plasaritje