Lati për protestën: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për Kosovën

Lati për protestën: Duhet t’i mbështesim burrat që sakrifikuan për Kosovën

Emin Lati nga Organizata e Veteranëve të Luftës në Skenderaj në një deklaratë për media ka folur për protestën e thirrur nga OVL-UÇK, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një intervistë për emisionin “Fol me Arin”, Lati tha se këta burra kanë sakrifikuar për të mirën e Kosovës dhe se qytetarët duhet t’u dalin në krah.

“Parlamenti ynë e ka votuar këtë Gjykatë për t’u hequr një njollë e zezë ndaj UÇK-së. Ata burra sakrifikuan për Kosovën dhe ne duhet t’i mbështesim”, tha ai.

Sipas tij, në Skenderaj të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, janë rreshtuar në mbështetje të protestës.

Related Articles