Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar takimin e dy qeverive shqiptare sot në Prishtinë dhe bisedat mes kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti.
Latifi thotë se ka vërejtur një heshtje të Kurtit gjatë takimit të sotëm.
“Debati i muajve të fundit në Ballkan është debati për Ballkanin e Hapur. Rama e di këtë. U mundua ta shpjegojë me një thënie filozofike. ’Ballkani i Hapur as nuk na bashkon, as nuk na ndan’. Thënie edhe pak sofiste. Kjo çështje nuk mund të anashkalohet. Rama thotë se ka marrëdhënie idilike mes dy vendeve. Kurti më habiti se si u sill gjatë mbledhjes. Më dukej nganjëherë se ishe zv.kryeminsitër i Ramës. Dukej i heshtur. Nuk i përgjigjej batutave. Ishte nikoqir, por është edhe kryeministër. Heshtja e tij bëri që Rama të dominoj të gjithë hapësirën dhe që të flitej për të këto dy ditë”, thotë Latifi në Pressing në T7.
Ai theksoi se takimet mes dy kryeministrave duhet të shtohen.
“Zhvillime të mëdha kanë ndodhur. Dhe besoj që ky takim ka krijuar një hapësirë të re në mënyrë që komunikimi i tyre të fillojë të fuqizohet dhe të marrin edhe përgjegjësinë për të cilën edhe janë votuar”, përfundoi ai.