Analisti Blerim Latifi i tha kryetarit të Preshevës Shqiprim Arifi se nuk i pranon asnjëherë fajet.
“Edhe Shqiprimi ka faj, edhe ky është kogja ekskluzivisht në diskursin e tij. Shkep faje poshtë e përpjetë, vetëm vetën e tij nuk e bën fajtor për kurgjë”, i tha Latifi Arifit në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Përgjegjësia pse ju s’keni me pas një zë në Kuvendin e Serbisë ka me qenë e juja”, i tha atij Latifi.
Më pas Shqiprim Arifi ia ktheu: “Puna e fajit, në qoftëse ma gjen një shqiptar që pranon fajin kollaj nuk është problem. Edhe ti besoj që bën gabime e nuk pranon faj”.