Profesori universitar Blerim Latifi, ka thënë në “Pressing” të T7, se pas kaq muajsh kemi ardhur te ideja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një qeveri teknike.
Ai tha se kjo është e nevojshme nëse duam ta shpëtojmë rendin ligjor.
Kosova ka mbetur pa institucione dhe rrezikon të mbetet pa miratim të buxhetit në vitin 2026.
“Ne ka kaq e kaq muaj kemi mbërri te e vetmja ide konkrete që duhet ta pranojmë, që është e LDK-së, thoshte po shkojmë me një qeveri të unitetit, ta kryejmë këtë punë dhe shkojmë në zgjedhje. Pas kaq muajsh ne kemi ardhur në këtë situatë, ku vetmja alternativë është qeveria teknike”, ka thënë Latifi.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											