Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se është rritur numri i lindjeve në këtë qytet, raporton Gazeta “Enigma”.
Latifi në një deklaratë për media tha se njëri prej indikatorëve ka qenë edhe subvencionimin me 500 euro për çdo grua që ka lindur.
“Kjo ka ndikuar pozitivisht në rritjen e numrit të lindjeve. Jemi falënderues ndaj motrave, ndaj specialistëve, ndaj dy gjinekologëve dhe neonatologut që e kemi angazhuar”, ka thënë Latifi në emisionin “Fol me Arin”.
Tutje ai ka theksuar se nëse zgjidhjet edhe njëherë për kryetar të Komunë së Rahovecit në zgjedhjet e 12 tetorit, do të rrisë shifrën e këtij subvencioni.
“Kam dhënë një premtim që nga 500 euro do të ketë rritje në 750, për për 50 për qind për çdo lindje që ndodh në Repartin e Maternitetit”, deklaroi ai. /Gazeta Enigma/