Laura Fazliu është kurorëzuar me titullin e kampiones së Evropës.
Ajo ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës..
Fazliu në finalen e kategorisë deri në 63 kilogramë e mposhti Annabelle Winzig e Gjermanisë.
22-vjeçarja këtë luftë e fitoi me “Ippon”.
Xhudistja kosovare fitoi tri ndeshje për të kaluar në finale. Ajo në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me “Ippon” garuesen lituaneze, Aida Vasiliauskaite.
Në çerekfinale ajo e mposhti me “Ippon” garuesen nga Italia, Flavia Favorini, kurse në finale fitoi me “Wazaari” ndaj hungarezes, Brigitta Varga.