Lavrov: Macron më kujton disfatën e Napoleonit në Moskë

Lavrov: Macron më kujton disfatën e Napoleonit në Moskë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur hapur kundër propozimit të Macron për mbrojtjen e Europës me armë bërthamore.

Për Lavrov ky është një kërcënim i drejtpërdrejt për Rusinë, njësoj si dikur, me Hitlerin dhe Napoleonin kur ndërmorën fushatën luftarake kundër Moskës

“Sigurisht, ky është një kërcënim për Rusinë. Nëse ata na konsiderojnë një kërcënim, nëse thërrasin një takim të shefave të shtabit të përgjithshëm të vendeve evropiane dhe Britanisë, nëse thonë se është e nevojshme të përdoren armë bërthamore, të përgatiten për të përdorur armë bërthamore kundër Rusisë, ky është, natyrisht, një kërcënim. Ndryshe nga paraardhësit e tij, të cilët gjithashtu donin të luftonin Rusinë – Napoleoni dhe Hitleri, ky i fundit nuk është shumë i lavdishëm President, sepse të paktën ata thoshin drejtpërdrejt: “Ne duhet të pushtojmë Rusinë, ne duhet të mposhtim Rusinë.”

Related Articles