Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se presidenti Vladimir Putin po përkujdeset për ekonominë e vendit.
“Ne do t’i përballojmë ato – ne kemi përballur vështirësi në të gjitha momentet e historisë tonë”, ka thënë ai në një konferencë për media.
Ai tha gjithashtu se Rusia “do të dalë nga kjo krizë me psikologji dhe ndërgjegje më të mirë”.
“Ne nuk kemi iluzione se Perëndimi mund të jetë një partner i besueshëm”, deklaroi ai, duke thënë se “do të tradhtojë këdo dhe do të tradhtojë vlerat e veta”.
“Ju siguroj se do t’ia dalim dhe do të bëjmë gjithçka për të mos u mbështetur kurrë te Perëndimi, në asnjë fushë të jetës sonë”.
Lavrov thotë se Rusia “tërhoqi vëmendjen” për faktin se Ukraina po “kthehej në antiruse” ndër vite.
“Ukraina po shndërrohej në një mjet eksperimental pro-perëndimor”./Gazeta Enigma/