Lavrov: Rusia refuzon propozimin për forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Lavrov: Rusia refuzon propozimin për forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka deklaruar se e refuzon sërish propozimin për dërgimin e një force paqeruajtëse në Ukrainë.

“Jam kryesisht i habitur me këtë obsesion për paqeruajtësit. Ky nuk do të ishte një grup apo një forcë që ruan paqen”, tha Lavror.

Ai në një intervistë, nuk iu referua deklaratës së lëshuar pas bisedimeve në Arabinë Saudite dje, por ai tha se “çdo përpjekje për t’iu qasur krizës në Ukrainë, çdo iniciativë – dhe shumica prej tyre janë shumë të paqarta – duhet të fokusohet te shkaqet rrënjësore të konfliktit”.

Kjo nuk është e gjitha, Ministri i Punëve të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavror po e akuzon Evropën dhe Britaninë e MAdhe se se po mundohen ta shtyjnë SHBA-në kundër Rusisë,“po përgatitnin diçka për të ushtruar presion mbi administratën e Donald Trumpit që ta shtynin drejt ndonjë veprimi agresiv kundër Rusisë”, shtoi ai.

Related Articles