Ministri i Punëve të Jashtme në Rusi, Sergey Lavrov ka vazhduar të loboj kundër pavarësisë së Kosovës.
“Argumenti i tij” është se me pavarësinë e Kosovës “është shkelur e drejta ndërkombëtare”, përkundër se në vitin 2009 Gjykata Ndërkombëtare e ka bërë të qartë se Kosova e ka shpallur pavarësinë e saj në të drejtën ndërkombëtare.
Sipas tij ‘perëndimi po shkon kundër historisë”, thotë se “po e duan dominimin”.
“Perëndimi është i gatshëm të njohë pavarësinë e shpallur ilegalisht, pa asnjë referendum, në mënyrë të njëanshme, siç ishte rasti me Kosovën”, ka thënë ai për elevizionin rus “Zvezda.
E për Krimenë thotë se duhet të njihet si zonë jashtë Ukrainës, pasi imagjinon se është në të drejtën ndërkombëtare.