Lazio barazon në fund përmes portierit (Video)

Lazio barazon në fund përmes portierit (Video)

Portieri Ivan Provedel shënoi gol me kokë për t’ia siguruar në fund Lazios një pikë përballë Atletico Madridit. Ai shënoi në aksionin e fundit të Lazios në minutën e 95-të.

Ndeshja e luajtur në Romë u mbyll baras, 1:1 dhe i takoi Grupit E të Ligës së Kampionëve.

Pablo Barrios e shënoi golin për spanjollët në minutën e 29-të.

Elseid Hysaj mbeti në stol te Lazio.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Feyenoordi mposhti Celticun. 

Related Articles