Vedat Muriqi sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në Lazio gjatë verës.
Mallorca ka vendosur të mos e shfrytëzojë mundësinë e blerjes së futbollistit kosovar gjatë verës që vjen.
Sulmuesi kosovar i ka realizuar tre gola deri tash, ndërsa e bëri edhe një asistim për ekipin spanjoll.
Sidoqoftë, Mallorca nuk u bind me kontributin e “Piratit të Ballkanit”, prandaj do ta lë atë të lirë në fund të sezonit.
E mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Lazio e ka vendosur tashmë çmimin e kartonit të futbollistit kosovar.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, Muriqi vlerësohet rreth 13 milionë euro.
“Biancocelesti” do të mundohen ta gjejnë një blerës për 27 vjeçarin.
Për momentit, klubet turke janë më të interesuarat për të.
Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që Muriqi të rikthehet gjatë verës në Fenerbahçe ose t’i bashkohet gjigantit tjetër turk, Galatasaray.