Lazio mposht Romën për ta fituar derbin e kryeqytetit italian

Lazio mposht Romën për ta fituar derbin e kryeqytetit italian

Lazio e ka mposhtur Romën në Stadio Olimpico (3-2) në atë që njihet si Derby della Capitale.

Sergej Milinkovic-Savic shënoi i pari (10), ndërsa menjëherë pas, Pedro i shënoi ish-skuadrës së tij (19’).

Roger Ibanez i riktheu Giallorossët në lojë (41’), para se skuadrat të shkonin në pushim me epërsi të Bianconcelestëve.


 

Felipe Anderson e ngriti sërish epërsinë për ekipin që ishte në cilësinë e nikoqirit (63’), ndërsa Jordan Veretout e ngushtoi prapë rezultatin për ta bërë më interesant takimin (69’).

Sidoqoftë, në minutat e mbetura nuk u shënuan fola të tjerë dhe Lazio e fitoi takimin për t’u ngritur në kuotën e 11 pikëve, nga tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Për Romën, kjo ishte humbja e dytë e sezonit, ndërsa ka arritur katër fitore në gjashtë ndeshjet e para. 


Related Articles