Alessio Romagnoli vazhdon të mbetet në qendrën e merkatos së verës, paso përveç Lazios që kërkon shërbimet e kapitenit të Milan, tashmë në garë për lojtarin kuqezi kanë hyrë edhe ekipe nga La Liga dhe Premier League.
Qendërmbrojtësi italian mbetet i lirë në fund të qershorit, por është duke diskutuar me Milanin për një marrëveshje të re.
Fulham dhe Newcastle United janë dy skuadrat spanjolle që e duan atë, derisa Valencia dhe Real Betis kanë shfaqur interesim në Spanjë.
27-vjeçari synon që nga kontrata e ardhshme të marrë një pagë vjetore prej tre milionë eurove neto në sezon.