Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje politike me kryetarin e degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashitin, në garën e balotazh për qytetin e Dragashit.
Kjo është bërë e ditur nga kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Arbër Ismajli, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një postimi, Ismajli ka theksuar se kjo marrëveshje reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi,” ka deklaruar Ismajli.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi.
Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.
Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											