“LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë!”

“LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë!”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e tubimeve të mbajtura deri tani, raporton Gazeta “Enigma”.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, tha se mbështetja dhe entuziazmi i qytetarëve janë tregues i qartë i një fitoreje të madhe për LDK-në më 12 tetor.

“Mbështetja juaj, lidhja jonë tashmë e fortë, rikonfirmimi i entuziazmit për LDK-në, për vlerat tona e për kandidatët tanë, janë shenjë e qartë e një fitoreje të madhe elektorale më 12 tetor. Tashmë nuk kemi asnjë dyshim, se kjo fitore do të jetë më e madhja që nga shpallja e pavarësisë”.

“Jemi vetëvetja. Jemi të vërtetë. Jemi mes njerëzve tanë që duan shpresë. Dhe kaq na mjafton për të vazhduar me fitoret tona dhe me rritjen tonë si asnjëherë. Le të vazhdojmë në 12 ditët e mbetura deri më 12 tetor! Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Sepse lodhja nuk na ndal, ëndrrat nuk na shuhen, besimi gjithmonë na ngre në këmbë. Dhe koha është të ngrihemi sërish në këmbë. LDK dje, LDK sot, LDK përgjithmonë!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Related Articles