Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj para deputetëve në kuvend ka folur në lidhje me projektligjin për byron e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme.
Ai u shpreh se konfiskimi i pasurive të tilla, duhet të jetë objektiv nacional.
Selmanaj gjithashtu u shpreh se pos kësaj, duhet të ketë edhe barazi para ligjit si dhe siguri juridike.
“Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme duhet të jetë objektiv nacional i të gjithëve, por poashtu barazia para ligjit, siguria juridike dhe sistem prokuroria të pavarur duhet të jenë objektiva më të mëdha”, u shpreh tutje Selmanaj.
Në anën tjetër, edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka folur për projektligjin për byron e konfiskimit për pasurinë e pajustifikueshme.
Ajo këtë projektligj e ka konsideruar si shkelje të të drejtave të njeriut, ku thotë se ky projektligj ka mangësi të shumta.
“Projektlgji për Byron Shtetërore i shkel të gjitha të drejtat e njeriut dhe shohim se ka mangësi të shumta në formën që na është prezantuar”, u shpreh tutje ajo.