Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besjan Mustafa kërkoi nga deputetët të VV-së që të përkrahin tërheqjen e 30 përqind të Trustit.
Kjo në mënyrë që, sipas tij, të zbutet kriza, e cila i ka kapluar qytetarët nga rritja e çmimeve.
“Çmimet janë ngrit për 12.5 %. Ky inflacion në disa produkte arrin deri në 83 %. Qeveria ka pasë mundësi shumë masa me i marrë. Ne si LDK kemi propozuar reduktimin e akcizës për 3 muaj, me mundësi vazhdimi për tre muaj të tjerë, zgjerimi i listës me TVSH të reduktuara”.
“Aq sa rritën çmimet, të rritën pensionet, skemat pensionale. Kur Qeveria nuk u del në ndihmë, qytetarët prandaj po duan të tërheqin 30 % e tyre të Trustit. I bëj ftesë deputetëve të VV-së që ta përkrahin këtë projektligj”, theksoi Mustafa në Kuvend.
Çështja e shumëpërfolur e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti ishte në shqyrtim një ditë më parë, por kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet me arsyetimin se ka mungesë kuorumi.
Opozita po përkrah një tërheqje të re nga Trusti, ndërsa pushteti po e kundërshton.