Alban Zogaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se janë “të gatshëm më shumë se kurrë” për zgjedhje të reja parlamentare dhe se besojnë në ngritje të rezultatit në favor të tyre.
Zogaj tha se 21 dhjetori është opsion i pranueshëm për LDK-në si datë për zgjedhje.
“Data 28 dhjetor nuk është datë e përshtatshme për zgjedhje për shumë arsye, në prag të vitit të ri, dhe çka është shumë e rëndësoshme numërimi i votave i bie bash në ndërrim të motmotit. Opsioni jonë është 21 dhejtori datë e mundshme dhe i përket afateve kushtutese. Por, të shohim cili është vullneti edhe i partive tjera për datën.
Ne jemi gati për çdo datë tanimë, LDK është e gatshme për zgjedhje/ Dhe mund të themi që asnjëherë s’kemi qenë më të gatshëm se sa tash. Strukturat e LDK-së janë sduper të përgatitura edhe për një palë zgjedhje të reja. Ne presim rezultat tjetër, për LDK-në shumë më të mirë. Do të dalim me shumë më shumë deputetë në zgjedhjet e reja. E shohim në çdo matje që e bëjmë”, tha Zogaj në RTV Dukagjini.
