LDK hap fushatën zgjedhore më 11 janar, Abdixhiku e quan tubimin “më të madh të kohës”

LDK hap fushatën zgjedhore më 11 janar, Abdixhiku e quan tubimin “më të madh të kohës”

Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhor më datën 11 janar.

Kështu ka njoftuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku është shprehur se ky do të jetë tubimi më i madh i kohës sonë.

“Republika jonë është vet ëndrra jonë! Ndryshimi sot është misioni jonë! Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë! Ejani. Ky është momenti ynë! Ndryshimi po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Related Articles