Lidhja Demorkatike e Kosovës ka reaguar për lajmin se si EULEX i ka dërguar policëve të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë ilaçe e rroba.
Sipas zëdhënës së LDk Sibel Halimi është tërësisht e papranueshme, që policët e Kosovës të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë; e nuk kanë as sigurime shëndetësore, dalin në detyrë me çizme të shqyera e me jelekë antiplumb me afat të skaduar
“Tani të vuajnë për gjëra edhe më bazike se këto. Nuk ka kurrfarë arsyetimi lënia e policëve të izoluar, pa ushqim, e të detyrohet EULEX-i për t’iu derguar rroba e ilaqe. Heronjë sa për t’u fotografuar me ta, e pastaj në çdo hap të anashkaluar. E turpshme kjo sjellje e kjo neglizhencë e pushtetarëve karshi policëve që prej dy javësh vuajnë pasojat e popullizimit të partisë në pushtet”, thuhet në reagimin e zëdhënës së LDK.