Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj videos së publikuar nga Lëvizja Vetvëndosje. Këta të fundit thanë se ekonomia e LDK-së është në shërbim të grupit të interesit.
Hoti ka pritur se është ndonjë video që tregon se kanë qenë investimet e jashtme, sa vende janë krijuar apo edhe sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia.
“Prita se është ndonjë video që tregon sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë”, ka shkruar Hoti duke theksuar se ishte video për të vetmën gje që dinë të bëjnë.
“Ishte video për të vetmën gjë që dinë ta bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka theksuar ai.