“LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij”

“LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij”

Skender Hyseni nga Lidhja Demorkatike e Kosovës ka shkruar në 33- vjetorin e themelimit të kësaj partie, duke thënë që kjo parti u themelua me misionin për “shtet, pavarësi, liri e demokraci’.

Hyseni përmes një postimi në Facebook, ka thënë që LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, partia e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugovës i mbushi 33 vjet sot. LDK u themelua më 23 dhjetor 1989, me një mision të vetëm, për shtet, pavarësi, liri e demokraci. Ndërsa feston 33 vjet të punës së saj të pazëvendësuseshme për shtetin, LDK-ja duhet të mbetet parti për shtetin, si shtylla e mbrojtjes së tij. Në këtë përvjetor, urojmë që udhëheqja aktuale e LDK-së të mos rrëshqas jasht postulateve fundamentale të kësaj partie, si parti për shtetin”, shkruan Hyseni.

Related Articles