Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë me PDK-së në katër vitet e ardhshme.
Marrëveshja, sipas tij, është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, shkruan Gazeta Enigma.
I pari i Istogut ka bërë me dije se PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori.
Postimi i plotë i Feratit:
Sot kam pritur në takim kryetarin e PDK-së, dega në Istog, z. Ali Nimanaj. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur marrëveshje për të qeverisur në Istog për katër vitet e ardhshme.
Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.
Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë:Nënkryetarin e KomunësDrejtorinë e BujqësisëDrejtorinë për Kulturë, Rini dhe SportDrejtorinë e Administratës.
Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare.Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim.Na priftë e mbara!
/GAZETA ENIGMA/