Ilir Ferati, do ta synojë edhe njëherë postin e kryetarit të Istogut, që e mban aktualisht.
Ferati tha se Istogu do të vazhdojë të zhvillohet.
“Me nderin më të madh, sot pranova rikandidimin për Kryetar Komune nga Dega e LDK-së në Istog, nga dega me sukseset më të mëdha në nivel Republike. Zotimi ynë është puna jonë, betimi ynë është shërbimi për Ju! Planin për Istogun e të gjithëve do ta vazhdojmë bashkë në konventën e programit të ri – krahas projekteve tona të ndërtuara mbi vizionin tuaj. Lista jonë kandiduese do të jetë zëri juaj – prej nga do të përfaqësohen vlerat dhe idetë tuaja. Dyert tona janë të hapura, LDK-ja është shtëpia jonë e përbashkët – trashëgimia jonë e përbashkët – besatimi shumëvjeçar i Istogut”, shkroi Ferati.