LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në seancën për referendumin serb

LDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në seancën për referendumin serb

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një mbledhje në Kuvendin e Kosovës për të vendosur nëse do të marrin seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës që po mblidhet për referendumin kushtetues të Serbisë.

LDK do të jetë pjesë e kësaj seance, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Të tri partitë opozitare janë shprehur pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, duke e konsideruar këtë shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme për referendumin serb./Gazeta Enigma/

Related Articles