Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe bashkëpartiakët e tij kanë bërë homazhe tek varri i ish-presdentit historik, Ibrahim Rugova, me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.
Abdixhiku thotë se Rugova ishte themeltar i lirisë e Pavarësisë së Kosovës dhe sot më shumë se kurrë ia ndjejnë mungesën.
“Sot si çdo 21 janar shënojmë dhe nderojmë presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili tash e 17 vite nuk është mes nesh. Por, gjurmët e tij dhe trashëgimia e tij politike vazhdon të jetë qenësore për ne dhe Republikën e Kosovës”.
“Ibrahim Rugova ishte ati themeltarë i shtetit të Kosovës dhe prijësi ikonik lëvizjes nacionale më të madhe shqiptare, ishte shqiptari më i madh i historisë së popullit të Kosovës dhe përpjekja e angazhimi i tij për liri,pavarësi e demokraci është suksesi më i madh historik i shqiptarëve”.
“Sot ndjejmë mungesën e tij, të urtësisë së tij dhe vizitonit të tij për një Kosovë demokratike. Lavdi jetës dhe veprës së Rugovës”, tha Abdixhiku.