Gjilanasit, mbrëmjen e sotme dolën në numër të madh për ta pritur kandidatin e LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhikun.
Bashkë me Abdixhikun, i pranishëm ishte edhe Lufti Haziri, kandidat për deputet nga ky qytet, njëherësh edhe nënkryetar i partisë.
Kur iu drejtua gjilanasve, Lumir Abdixhiku tha se u bind që LDK-ja është zgjidhja për Kosovën.
Ai shpalosi një mori të premtimeve, duke përmendur përfundimin e Autostradës së Gjilanit, si dhe lidhjen me Luginën e Preshevës.
Krahas këtyre dhe investimeve tjera kapitale, Abdixhiku nuk harroi të premtojë edhe këtu rritje të koeficientit të pagave në 150 euro. Po ashtu, tha se pensionet hipin për 36%.
Nga Gjilani ky kërkoi votë masive të dielën për LDK-në dhe siç tha, të mirën e Republikës, e i ftoi për takim të shtunën në kryeqytet për ta shënuar mbylljen e fushatës.