LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes

LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

“Nesër (e mërkurë), në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025”, ka njoftuar LDK-ja.

Gjykata Supreme e ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin u pezulluan për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Udhëzimi administrativ, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave më 15 prill të këtij viti, është shpallur i jashtëligjshëm.

Related Articles