LDK-ja: Premtimi i Qeverisë për reciprocitet, pastaj ndryshimi drastik shfaq mashtrim dhe papërgjegjësi

LDK-ja: Premtimi i Qeverisë për reciprocitet, pastaj ndryshimi drastik shfaq mashtrim dhe papërgjegjësi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se çështja e premtimit të reciprocitetit nga Qeveria Kurti, e pastaj ndryshimi rrënjësor, sipas saj tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Halimi ka thënë se nëse premtimet nuk korrespondojnë me programin dhe zbatimin e tyre, shpërfaq mashtrimin ose papjekurinë për të vlerësuar gjendjen reale.

“Andaj, edhe çështja e premtimit të reciprocitetit, me përsëritjen se është njëra prej gjërave të para që do të bëhen, e pastaj ndryshimi rrënjësor, tregon shumë për seriozitetin ndaj qasjes së çështjes si dhe papërgjegjësinë publike ndaj fjalës së dhënë”, ka shkruar Halimi.

Premtimet gjatë fushatave elektorale nga partitë politike janë të një rëndësie të posaçme, e cila më të marrë timonin e…Posted by Sibel Halimi on Wednesday, May 26, 2021

Related Articles