Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpallur fitoren në pesë komuna të Kosovës.
Abdixhiku tha se LDK-ja ka fituar në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash.
“Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Më lejoni të shpallë fitore edhe në Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash dhe po presim numërimin e votave të tjera”, është shprehur Abdixhiku.
Tutje, ai tha se Përparim Rama në Prishtinë do të shërbejë si kryetar për të gjithë.
“Në Prishtinë do të kujdestarojmë me këtë kujdes. Është arritje për kryeqytetin. Përparimi me ekipin e tij do të shërbejë si kryetar për të gjithë”, shtoi Abdixhiku./Gazeta Enigma/