Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka deklaruar se s’pret asgjë të re nga seanca e sotme konsituive në Kuvend, pasi u shpreh se “s’mund të ketë ndryshime nëse s’ka ndryshim të rrethanave”.
Ai ka deklaruar para mediave se kjo situatë është e turpshme.
“Ideja e seancave është t’i bëjë presion të gjithëve, që të dilet nga situata e ngërçit. Po shihet se këto seanca s’po e japin një rezultat…Ekziston një hendek i madh mes VV-së dhe LDK-së”, ka theksuar ndër të tjera ai.
“Ne presim që me i ftu edhe të tjerat, le të vazhdon me të tjerat. Ne e kemi refuzu, dëshirojmë me qëndru në pozicionin tonë sepse ekziston një hendek i madh mes LDK’së dhe VV’së, të cilin hendek e kemi shpjegu shumë herë”, tha ai.