Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë. LDK-ja ka bërë kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë të ligjit që u votua para një jave në Kuvend, me vota të shumicës parlamentare.
Gjatë ditës, edhe Partia Demokratike e Kosovës e dorëzoi në Kushtetuese të njëjtin ligj.
Paralajmërime se këtë ligj do ta dërgojnë në kushtetuese ka pasur tërë kohën nga partitë opozitare.
Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.