LDK: Mandati për qeverisje u takon qytetarëve, le ta thonë në zgjedhje

LDK: Mandati për qeverisje u takon qytetarëve, le ta thonë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës si mandatari i ri nga VV-ja.

Sipas LDK-së, është e qartë se asnjë parti nuk e zotëron shumicën parlamentare për të formuar Qeverinë.

Në komunikatë, LDK apelon për veprim të shpejtë dhe në përputhje me Kushtetutën, duke theksuar se dalja nga bllokada institucionale mund të bëhet vetëm përmes kthimit te sovrani, në këtë rast qytetari dhe se zgjedhjet e reja tashmë janë domosdoshmëri.

“LDK-ja konfirmon përkushtimin e saj të palëkundur ndaj rendit kushtetues, integritetit të procesit demokratik dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës. Ne do të paraqesim para qytetarëve një program të qartë qeverisës, me zgjidhje të përgjegjshme për ekonominë, sundimin e ligjit dhe mirëqenien sociale. Vendit i duhet legjitimitet i ri dhe institucione që burojnë nga vullneti i lirë i qytetarëve e jo zvarritje, jo pazare dhe as improvizime. LDK-ja bën thirrje të veprohet me pjekuri, të shmanget retorika përçarëse dhe të kontribuohet në një proces të qetë e dinjitoz. Mandati për qeverisje u takon qytetarëve; le ta thonë fjalën e tyre në zgjedhje të lira dhe të drejta”, shkruhet në komunikatë.

Related Articles