Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar diskutime për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Por, akoma nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i zgjedhur i Istogut Ilir Ferati.
“Kemi diskutuar parimisht por akoma nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje. Presim se çka do të ndodhë ditëve në vazhdim”.
Ferati tha se qëllimi nuk është vetëm për ta siguruar shumicën në Kuvendin e Istogut por për t’i ofruar qytetarëve një qeverisje të mirë.
“Ne në Kuvendin Komunal i kemi siguruar 11 asambeistë, na duhet edhe tre për ta siguruar shumicën. Nuk është qëllimi vetëm për ta siguruar shumicën por për të iu ofruar qytetarëve të Istogut një qeverisje të mirë dhe efikase”.
Ai nuk bëri të ditur nëse pjesë e marrëveshje për bashkëqeverisje do të edhe PDK edhe VV.
Ilir Ferati, sot ka pranuar detyrën e kryetarit të Istogut nga bashkëpartiaku i tij Haki Rugova.
Në garën për të parin e Istogut, ai e ka mposhtur kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha./Gazeta Enigma/