Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, akuzoi opozitën se në Kuvendin Komunal, nuk u miratua Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, ndonëse ajo u hartua me përkushtim, transparencë dhe kontribut profesional nga drejtues komunalë dhe shefa sektorësh.
Tutje, i menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka bërë të ditur se dokumenti i përbërë prej 50 faqeve iu është dorëzuar 20 minuta para se të nis seanca, teksa shtjelluan se nuk u mjaftonte koha për të analizuar se çka përmbante.
“Ne si grup i asamblistëve të LDK-së nuk e kemi votuar këtë rregullore për një arsye të qartë dhe të arsyeshme: Dokumenti prej mbi 50 faqesh na është dorëzuar vetëm 20 minuta para fillimit të seancës, pa kohë të mjaftueshme për lexim, analizë dhe shqyrtim të hollësishëm. Ne jemi të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë, por jo për të marrë vendime të ngutshme që mund të kenë pasoja afatgjata mbi të drejtat e shërbyesve civil dhe funksionimin e institucioneve”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/
Njoftimi i plotë: