LDK nuk ‘tërhiqet’ kërkon dorëheqjen e Sveçlës

LDK nuk ‘tërhiqet’ kërkon dorëheqjen e Sveçlës

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka kërkuar që për vrasjen e Hamide Magashit para QKUK-së, të shkarkohet edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla.

”Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër”, ka shkruar ajoz

Reagimi i plotë:

Zinxhiri i shkarkimeve duhet të shkoj deri në fund

Është padyshim lajm i mirë suspendimi i zyrtarëve policorë që nuk e kryen detyrën, zbatimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan e ekzekutuar mizorisht në oborrin e QKUK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton. Bashkë me ta, duhet të shkojë edhe eprori i tyre, Ministri i Brendshëm. Kjo duhet të ndodh së paku si akt moral, nëse jo për tjetër.

Gruaja që u privua nga jeta bashkë me foshnjën e saj, ishte e shtrirë në një institucion publik shëndetësor. Pra, ishte nën përkujdesjen e shtetit që dështoi ta mbronte atë. Ky dështim i pafalshëm dhe me pasoja fatale, nuk mund të kalojë me disa dorëheqje në fundin e zinxhirit komandues, pa ndodhur ato edhe në krye të tij.

Related Articles